Trajleri del nga rruga në Burrel-Milot, shoferi hidhet nga mjeti

Publikuar tek: aktualitet, më 09:43 15-09-2019 Trajleri del nga rruga në Burrel-Milot, shoferi hidhet nga mjeti Foto mga vendngjarja

Një trajler ka dalë nga rruga në aksin Burrel-Milot mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në urën e liqenit të Ulzës. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Një automjet me targa zviceriane ka parakaluar mjetin e tonazhit të lartë, duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga.

Sakaq, në momentin e përplasjes shoferi i trajlerit është hedhur nga mjeti dhe ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

70780309_1173513742849757_97377701853134848_n.jpg

70334511_1173513779516420_6476403442158927872_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029254198074341
array(1) { ["section"]=> string(70) "trajleri-del-nga-rruga-ne-burrel-milot-shoferi-hidhet-nga-mjeti-178491" }