Trajneri i Çekisë e pranon në konferencë: Kosova po shkruan historinë, janë ekip i madh

Publikuar tek: sport, më 19:37 07-09-2019 Trajneri i Çekisë e pranon në konferencë: Kosova po shkruan historinë, janë ekip i madh Trajneri i Çekisë Jaroslav Silhavy, ne konference pas ndeshjes

Trajneri i Çekisë Jaroslav Silhavy, ka pranuar se fitorja e sotme e Kosovës ishte e merituar, gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.

Kosova po shkruan histornië tha Silhavy, ndërsa përshëndeti dhe lojtarët e Kosovës duke pohuar se ishin në nivel të lartë dhe këtë e tregonin qartë sipas tij, gjestet që ata bënin në fushën e lojës.

‘Kosova është duke krijuar një histori. Është e dukshme që të gjithë djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës janë lojtarë që luajnë jashtë vendit dhe mjafton kur e shikojmë që gjestet në fushë të Muriqit tregojnë se më të vërtet kjo është një kombëtare në ngritje. Po bën histori. Nuk duhet të themi një shtet i vogël dhe me thënë se nuk ka ekip të madh, ka ekip të madh dhe po shkruan historinë’, u shpreh trajneri Jaroslav Silhavy.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071229934692383
array(1) { ["section"]=> string(92) "trajneri-i-cekise-e-pranon-ne-konference-kosova-po-shkruan-historine-jane-ekip-i-madh-177651" }