Trajneri i del në mbrojtje mesfushorit shqiptar: Më vjen keq për të, po sakrifikohet shumë për skuadrën

Publikuar tek: sport, më 23:45 06-12-2018 Trajneri i del në mbrojtje mesfushorit shqiptar: Më vjen keq për të, po sakrifikohet shumë për skuadrën

Bazeli i Taulant Xhakës nuk po kalon një formë të mirë në kampionatin zvicerian duke u shkëputur ndjeshëm nga kryesuesit. 

Largimet e shumë lojtarëve dhe dëmtimet e disa prej lojtarëve kanë bërë që Bazeli të mbetet mbrapa në garën për titull duke u renditur në vendin e 4-të. Mesfushori i Kombëtares shqiptare Xhaka ka luajtur në disa pozicione të ndryshme duke u aktivizuar edhe si mbrojtës.

Në lidhje më këtë çështje ka folur dhe trajneri i skuadrës zvicerane Marcel Koller: “Më vjen keq për disa lojtarë, por në veçanti për Xhakën. Na është dashur ta aktivizojmë në qendër të mbrojtjes, si mesfushor para mbrojtjes dhe si numër tetë, një gjë që është shumë negative për futbollistët në përgjithësi. Nëse një lojtar nuk ka një rol të vendosur dhe do e dijë ku do të luajë, nuk mund të prisni paraqitje pozitive. Jo vetëm Xhaka, e njëjta gjë po ndodh edhe me Fabian Frey”, u shpreh Koller.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059571981430054
array(1) { ["section"]=> string(108) "trajneri-i-del-ne-mbrojtje-mesfushorit-shqiptar-me-vjen-keq-per-te-po-sakrifikohet-shume-per-skuadren-144206" }