Trajneri i PAOK-ut Vladan Ivic për Ergys Kaçe: Një nga lojtarët më të mirë të skuadrës

Publikuar tek: slide-lart, më 14:02 15-03-2016 Trajneri i PAOK-ut Vladan Ivic për Ergys Kaçe: Një nga lojtarët më të mirë të skuadrës

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe ka kaluar një periudhë të vështirë tek skuadra e PAOK-ut, por pas ndërrimit të trajnerit, ai ka përfituar dhe është aktivizuar sërish. Madje, trajneri i ri i skuadrës Vladan Ivic ka folur pozitivisht për lojtarin shqiptar duke thënë se ai është një nga futbollistët më të mirë të PAOK-ut. 

Në fitoren e skuadrës së Selanikut kundër Panetolikos me rezultat 3-0, Kaçe ka luajtur në të gjithë ndeshjen dhe është komentuar nga trajneri i ri i skuagrës.

"Ergys kaçe nuk po shpjegoj se si ka luajtur sepse nuk kishim lojtarë te tjerë në mesfushë. Kaçe ka luajtur shumë ndeshje në formacionin e parë. Ai ka treguar përse është një nga lojtarët më të mirë të PAOK-ut", ka thënë Vladan Ivic.

Kujtojmë që Ergys Kaçe kishte rreth një muaj që nuk ishte aktivizuar kur ka qenë trajner i PAOK-ut, kroati, Igor Tudor, pavarësisht se ky i fundit thoshte se kishte besim tek shqiptari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070109367370605
array(1) { ["section"]=> string(91) "trajneri-i-paok-ut-vladan-ivic-per-ergys-kace-nje-nga-lojtaret-me-te-mire-te-skuadres-35146" }