Trajneri i Shqipërisë/ Panuçi 'shthur' fjalorin në konferencë për shtyp: Duhet të kesh k*qe të luash me KOMBËTAREN (TREGON RASTIN E NJË FUTBOLLISTI)

Publikuar tek: sport, më 12:07 17-03-2019 Trajneri i Shqipërisë/ Panuçi 'shthur' fjalorin në konferencë për shtyp: Duhet të kesh k*qe të luash me KOMBËTAREN (TREGON RASTIN E NJË FUTBOLLISTI)

Trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panuçi, ka qenë shumë i ashpër me disa prej lojtarëve që ai ka parë për t’i afruar në kombëtaren shqiptare. Edhe pse nuk përmendi emra, përmendi shembuj konkretë sesi u është afruar lojtarëve të rinj. Herë i nxehur, herë me nota humori, ai tha troç shumë gjëra për futbollistët e rinj shqiptar.

“Nuk mund të jesh futbollist që luan për Shqipërinë nëse sot thua “po”, nesër thua “jo”, pasnesër thua “ndoshta” dhe një ditë tjetër nuk u përgjigjesh telefonatave….për mua këta nuk janë lojtarë që duhet të luajnë për Shqipërinë. Duhet të kesh k*qe të luash për kombëtaren shqiptare.

Më ndodhi një rast. Shkova të shoh një futbollist. Kur e pashë, në fillim më erdhi I ati, pastaj më erdhi menaxheri, pastaj më erdhi daja, pastaj lojtari më thoshte prit se do pyes menaxherin. Çfarë do të thotë kjo, a thua se ai është Messi apo Ronaldo dhe duhet të pyesë kaq shumë për të vendosur për të luajtur. Për mua, që në këtë moment, këta lloj lojtarësh janë të djegur, as nuk duhet të afrohen në kombëtaren shqiptare. Sepse çdokush duhet të thotë sa përmendet Albania, “po” ose “jo” nuk dua ose dua të luaj. Kush mendojnë këta se janë? Menaxheri duhet të vendosë për të ardhmen e tyre? Për mua kjo është e paparanueshme” tha Panucci në konferencën për shtyp para ndeshjes së kombëtares.

Në 22 mars, kombëtarja shqiptare luan kundër Turqisë dhe trajneri doli të bëjë një përmbledhje për gazetarët vendas, dhe për të thënë se pse zgjodhi emrat në ekip. Përveç analizës së skuadrës, solli shembuj konkretë për mënyrën sesi zgjidhen talentet në Shqipëri.

Por tregoi edhe detaje personale.

“Nëna më ka thënë se e kam kokën mermer. Nuk më bind dot mua. Kur them një gjë e bëj” konfidoi Panuçi për gazetarët një prej anëve të karakterit të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031494855880737
array(1) { ["section"]=> string(149) "trajneri-i-shqiperise-panuci-shthur-fjalorin-ne-konference-per-shtyp-duhet-te-kesh-k-qe-te-luash-me-kombetaren-tregon-rastin-e-nje-futbollisti-156780" }