Trajtimi natyral kundër stresit, ja çfarë të bëni

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:16 19-08-2016 Trajtimi natyral kundër stresit, ja çfarë të bëni

Personat të cilët vuajnë nga paniku dhe stresi janë më të rrezikuar të pësojnë atak kardiak.

Shoqata e Mjekësisë dhe Psikiatrisë ka raportuar se rreth 1/4 e njerëzve që ankohen se kanë dhimbje në gjoks kanë çrregullim të theksuar stresi.

Stresi mund të jetë i vështirë për tu menaxhuar, megjithatë, ka shumë ilaçe natyrore që mund t’ju ndihmojnë të përballoni stresin me më shumë lehtësi.

Vaji esencial i livandos është një vaj shumë i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe është gjithashtu një nga vajrat më të mira thelbësore për luftimin e ankthit. Një studim tregoi se thithja e vajit të livandos mund t’ju ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

Masazhi është një metodë e provuar dhe e testuar për t’u çlodhur dhe për të qetësuar mendjen. Ai mund t’ju ndihmojë të relaksoni muskujt dhe të lehtësoni dhimbjet në kafazin e kraharorit.

Rëndësia e të ushqyerit me ushqimet e duhura nuk duhet harruar shkruan “Healthy and natural world”.

Ushqime të tilla si patate, spinaq  dhe ushqime të pasura me minerale dhe vitamina duhet të jenë konsum i përditshëm. Këto ushqime ju bëjnë të ndiheni energjik dhe duke çliruar endorfinën nga truri juaj, ju do të ndiheni më mirë.

Një mënyrë efektive për të luftuar stresin është të bëni diçka që ju pëlqen. Mund të jetë plotësimi i puzzle, ngjitja e maleve ose luajtja e një instrumenti muzikor, ju mund ta zhvendosni energjinë negative në diçka pozitive.

Nëse ju mendoni se nuk ka mjaftueshëm kohë  për të bërë gjithçka që ju doni, atëherë ju duhet të organizoni ditën tuaj për ta bërë atë sa më të thjeshtë. Fillojeni çdo ditë  me një plan,  thjesht shënoni të gjitha detyrat që duhet të bëni duke filluar nga ato që kanë prioritet për ju, bashkë me kohën që duhet të keni në dispozicion për realizimin e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028763055801392
array(1) { ["section"]=> string(54) "trajtimi-natyral-kunder-stresit-ja-cfare-te-beni-50233" }