Transferimi i dosjes 184 në Dibër, Basha sulmon Markun dhe Prelën: 'Katicat' e Shqipërisë, të ndiqen penalisht

Publikuar tek: politike, më 14:12 22-08-2019 Transferimi i dosjes 184 në Dibër, Basha sulmon Markun dhe Prelën: 'Katicat' e Shqipërisë, të ndiqen penalisht

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me transferimin e dosjes 184 në Dibër.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin e ri gjerman në Tiranë, Basha i cilësoi Arta Markun dhe Donika Prelën si 'Katicat' e Shqipërisë, duke iu referuar prokurores speciale të Maqedonisë së Veriut.

Basha u shpreh se Marku dhe Prela kanë shpërdoruar detyrën dhe kërkoi procedim penal ndaj tyre.

'Katica e dy prokurorive po veprojnë siç kemi thënë si pjesë e grupit struktural të Rilindjes, janë aty për ti mbrojtur jo për ti çuar para ligjit. Guximi që kanë marrë për të mbyllur një çështje tregon që dëshpërimi i Edi Ramës dhe organizatës së tij është i tillë saqë ka vendosur ti shtyjë edhe këto dy prokurori, të Donika Prelës dhe Arta Markut drejt flijimit. S'kanë bërë asgjjë më shumë veçse shpërdorim detyre. Të dyja duhet të denohen penalisht, kam zgjedhur dhe meritojnë të quhet Katicat e Shqipërisë, e njihni kush është, prokurorja speciale në Maqedoni', tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021724939346313
array(1) { ["section"]=> string(112) "transferimi-i-dosjes-184-ne-diber-basha-sulmon-markun-dhe-prelen-katicat-e-shqiperise-te-ndiqen-penalisht-176025" }