Transferoi 28 diplomatë, Cakaj: Grup pune për ndryshimin e ligjit të shërbimit diplomatik

Publikuar tek: aktualitet, më 22:06 15-04-2019 Transferoi 28 diplomatë, Cakaj: Grup pune për ndryshimin e ligjit të shërbimit diplomatik Ministri i Jashtem, Gent Cakaj

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka ngritur një grup pune në ministri me qëllimin për të ndryshuar ligjin për shërbimin diplomatik.

Sipas zyrës së informacionit në ministrinë e Jashtme, ky grup ka nisur paralelisht transferimet nga detyra të 28 punonjësve apo drejtuesve të ambasadave. Vendimet kanë vënë në alarm ish ambasadorët, të cilët i kanë kërkuar respektimin e sistemit të karrierës.

Reagimit të Këshillit të Ambasadorëve, të cilët kanë ngritur alarm për ndryshimet e menjëhershme në ambasada nuk kanë shqetësuar ministrin e Jashtëm në detyrë.

Përveç 28 emrave të diplomatëve që ka transferuar, listës pritet t’i shtohen edhe 4 ambasadorë të cilëve i ka përfunduar mandati dhe pritet që ministria t'i kërkojë Presidentit Meta dekretin për shkarkimin e tyre.

Në krye të grupit të punës në Ministrinë e Jashtme, është vendosur diplomati i karrierës Armand Skapi.

Gjithashtu pritet që numri i diplomatëve të rritet pasi në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të ulët të trupës diplomatike.

Kujtojmë që Greqia ka mbetur vetëm me ambasadoren Hobdari, e cila është nën hetim nga prokuroria për skandalin e vjedhjes së pasaportave.

Ish-ambasadorë ndër vite janë shprehur se ministri duhet të ketë më shumë kujdes në ndryshimin e diplomatëve të karrierës. Ata shprehen se këtë detyrë nuk mund ta kryejnë studentët, sado ekselentë që të jenë, ndaj sugjerojnë që të respektohet sistemi i karrierës dhe respektimi i vlerave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065619945526123
array(1) { ["section"]=> string(94) "transferoi-28-diplomate-cakaj-grup-pune-per-ndryshimin-e-ligjit-te-sherbimit-diplomatik-160569" }