Transferuan me kompjuter 139 mijë euro në llogaritë e tyre, arrest me burg për të rinjtë shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:50 18-03-2015 Transferuan me kompjuter 139 mijë euro në llogaritë e tyre, arrest me burg për të rinjtë shqiptarë

Kanë menduar ta shpërblejnë veten për zotësinë në informatikë, duke kaluar 139 mijë euro në llogaritë e tyre, por kanë dështuar. Elvi Memaj, Marsen Vathi dhe Fabian Kuqi jo vetëm janë arrestuar nga policia, por sot kanë marrë arrest me burg nga gjykata, ku do të përballen me akuzën ‘’Mashtrim Kompjuterik".

Aktiviteti i paligjshëm është kryer nga të rinjtë në muajin janar të këtij viti, por ata nuk kanë arritur t’I tërheqin paratë për shkak të bllokimit nga bankat shqiptare, pas dyshimeve që ato kishin se pastronin para. Pranë sporteleve janë paraqitur Memaj dhe Vathi  por ata nuk kanë arritur ta përfundonin gjithë procesin, duke marrë paratë kesh.

Memaj, Vathi dhe Kuqi nëpërmjet ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një kompanie fluturimesh në Belgjikë, kanë kaluar në llogaritë e tyre bankare shumat  100 mijë euro dhe 39 mijë euro. Këto shuma, shtetasit nuk kanë arritur t’i tërheqin, pasi janë bllokuar nga bankat në Shqipëri, të dyshuara se mund të ishin përfitim i paligjshëm.

“Transfertat janë realizuar sikur janë kthyer nga tregtari (kompania ajrore) si “Kthim parash”, ose “refund” i pagesave të mëparshme të kryera nga shtetasit Elvi dhe Marsen. Provohet se shtetasit Elvi Memaj, Marsen Vathi, në asnjë rast nuk kanë transferuar para në drejtim të shoqërisë ajrore belge. Transfertat nga kjo shoqëri të shumave 100,000 euro dhe 39.000 euro, në favor të tyre, janë realizuar nëpërmjet ndërhyrjes së paligjshme në sistemin kompjuterik të shoqërisë.”, bën me dije prokuroria.

Gjatë arrestimit dhe kryerjes së veprimeve proceduriale, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale sendet e mëposhtëme, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale:

3 Laptop

1 desktop

5 aparate telefonik Iphone

4 aparate telefonik të tjerë

8 karta bankare

1 kartë plastike me shirit magnetik

1 kartë SIM belge.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Itali, Gentian Alia, pronari shqiptar i picerisë dënohet 3.6 vite burg për trafik droge
Rama: Ka ardhur momenti për hapjen e dosjeve, PD krijoi zhurmë dhe alibi »
Article Logic
Execution time: 0.016649961471558
array(1) { ["section"]=> string(102) "transferuan-me-kompjuter-139-mije-euro-ne-llogarite-e-tyre-arrest-me-burg-per-te-rinjte-shqiptare-6249" }