Transformimi i pabesueshëm i Musa Baculit, sot feston 17-vjetorin

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:03 11-07-2020 Transformimi i pabesueshëm i Musa Baculit, sot feston 17-vjetorin

Falë ndihmës së mijëra shqiptarëve në mbarë botën, djaloshi Musa Baculi i shpëtoi vdekjes.

Transformimi i tij sot është aq i skajshëm sa që nuk njihet me Musan që kemi në mendje, teksa qëndronte në shtratin e spitalit, me besimin se bashkëatdhetarët do t’i gjendeshin pranë, dhe guximin e tij për t’u ngritur sërish në këmbë.

Ai sot feston ditëlindjen e 17-të. Ishte organizata “Shqiptarët për Shqiptarët” që mundësoi kurimin e tij në një spital në Itali. I riu shkodran shkoi të lahej në lumë së bashku me shokët rreth dy vite më parë, por pas incidentit u nxorr nga lumi thuajse pa shenja jete.

Ja çfarë shkruan hoxha i njohur Elvis Naçi:

“E pabesueshme por ju Shqiptare te nderuar mbas Zotit e shpetuat jeten e Musa Baculit, nese nuk do te ishte ndihma juaj Musa Baculi nuk do kishte mundesi te festonte 17 vjetorin e lindjes se tij! Qofshi te bekuar. Amin”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099470615386963
array(1) { ["section"]=> string(71) "transformimi-i-pabesueshem-i-musa-baculit-sot-feston-17-vjetorin-213507" }