Transformohet hyrja në Kombinat, Veliaj: Investimet vazhdojnë në dy anët e rrugës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:55 18-08-2019 Transformohet hyrja në Kombinat, Veliaj: Investimet vazhdojnë në dy anët e rrugës

Pas rehabilitimit të hyrjeve nga Rruga e “Elbasanit”, Rruga e “Dibrës” dhe Rruga “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit rrugor nga mbikalimi i “Shkollës Teknologjike” deri në Kombinat, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë aks të rëndësishëm.

Pasi inspektoi punimet e kryera, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se: “Ky nuk është vetëm një investim për banorët e Kombinatit, pavarësisht se ata janë përfituesit kryesorë. Janë 2.5 km që lidhin Unazën e Madhe të Tiranës me qendrën e Kombinatit, aty ku kemi mbaruar edhe investimin tjetër te varrezat e Sharrës, por edhe i rrugës nga Sharra në Vaqarr. Është një lajm i mirë, sidomos për hapësirat që kemi përfituar në trotuar. Është lajm i mirë edhe për qytetarët e Kombinatit që do të lëvizin lirshëm me vajtje-ardhjet në qendër të Tiranës, edhe për banorët e Vaqarrit, Pezës, Ndroqit apo ata që respektojnë të afërmit e tyre në varrezat e Tiranës”.

Por, investimi nuk do të ndalet këtu. Kryebashkiaku dha lajmin e mirë për vijimit e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës edhe në nivel kapilar në lagje. “Do të vazhdojmë investimet në dyja anët e rrugës. Nga njëra anë është “Misto Mame”, ku kemi ndërhyrë në disa lagje, por do vazhdojmë si efekt domino edhe në lagjet e tjera. Kurse, në anën tjetër, është “Musine Kokalari”, e me radhë të gjitha lagjet deri në Sharrë”, theksoi ai.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, shumë shpejt do të marrë zgjidhje edhe problemi i kanalizimeve. “Për të ata banorë që janë të shqetësuar nga pusetat e projektit të madh të kanalizimeve të Tiranës, më në fund i kemi gjetur edhe zgjidhjen ligjore, edhe zgjidhjen teknike. Jam informuar nga Ministria e Infrastrukturës se punimet do të rifillojnë shumë shpejt, që edhe në ato dy pika ku është penguar qarkullimi prej një projekti tjetër të qeverisë, të rikuperojmë punën shumë shpejt. Pra, Tirana do të ketë jo vetëm një infrastrukturë shumë të mirë mbi tokë, por edhe nën tokë, si kanalet e ujërave të zeza, të cilat nuk duken, por që janë aq të rëndësishme për higjienën e kryeqytetit”, deklaroi ai.

Teksa kërkoi bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve për të respektuar hapësirat e dedikuara për këmbësorët dhe biçikletat, Veliaj u shpreh se afrimi i një sërë shërbimesh pranë banorëve të kësaj zone, po i jep jetë projektit për Tiranën policentrike. “Ardhja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës në këtë ambient, ka sjellë një nga agjencitë më të mëdha të Bashkisë në zonën e Kombinatit. Me sjelljen e ADISA-s apo edhe e institucioneve të tjera që duam t’i çojmë në periferi, besoj se realisht mund të realizojmë ambicien tonë për Tiranën policentrike. Kombinati është një nga njësitë më të rëndësishme të kësaj Tirane policentrike”, tha kreu i Bashkisë.

Kombinat-1.jpg

Kombinat-3.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03029203414917
array(1) { ["section"]=> string(86) "transformohet-hyrja-ne-kombinat-veliaj-investimet-vazhdojne-ne-dy-anet-e-rruges-175684" }