'Transmetueshmëria e virusit është rritur, presim rritje dhe të të infektuarve', Manastirliu: Nëse 127 të thotë qendro në shtëpi, duhet të...

Publikuar tek: aktualitet, më 23:07 14-07-2020 'Transmetueshmëria e virusit është rritur, presim rritje dhe të të infektuarve', Manastirliu: Nëse 127 të thotë qendro në shtëpi, duhet të... Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha mbrëmjen e sotme në “Real Story” se transmetueshmëria e virusit është rritur, por sakaq janë rritur dhe kapacitetet për parandalimin e tij.

Ministrja tha se referuar ekspertëve, pritet një rritje e qëndrueshme e të të infektuarve me Covid-19, kështu që të gjithë duhet të bëjmë kujdes, kryesisht të rinjtë, pasi ata dalin më shumë.

"Transmetueshmëria e virusit është rritur, numri i të infektuarve është rritur. Janë 130 ditë që mjekët infermierët, epidemiologët, shërbimi i urgjencës kombëtare janë duke punuar natën dhe ditën.
Testimi bëhet për të gjurmuar, për të izoluar. Po vijojmë të shtojmë kapacitetet tona. Ka projeksion për të ardhmen si do jetë gjendja. Sipas pritshmërive, ne do të kemi raste në rritje sa i përket të të infektuarve me koronavirus. Ajo që pritet është reflektimi. Ne presim një rritje të qëndrueshme, jo eksponenciale. Kemi rihapur spitalin “Shefqet Ndroqi” që ka kapacitet shtretërish, në dispozicion pacientësh. Kemi nisur të rrisim edhe kapacitetet në spitale. Po përgatitemi për të pasur të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar situatën. Ne po ndërtojmë kapacitete edhe në spitale rajonale, sepse nuk e dimë sesa shkon numri i të infektuarve me koronavirus. Ky moment kërkon veprim të fortë. Duam edhe sjelljen e duhur qytetare ndaj Covid-19. Të rinjtë sidomos duhet të kenë kujdes. Nëse merr 127 dhe të thonë se duhet të rrish i izoluar në banesë duhet të rrish në banesë dhe nuk mund të dalësh”, u shpreh Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096340179443359
array(1) { ["section"]=> string(139) "transmetueshmeria-e-virusit-eshte-rritur-presim-rritje-dhe-te-te-infektuarve-manastirliu-nese-127-te-thote-qendro-ne-shtepi-duhet-te-213855" }