Transplanti i parë i kokës do të realizohet në 2017-ën

Publikuar tek: bota, më 15:40 13-09-2015 Transplanti i parë i kokës do të realizohet në 2017-ën

Në fillim të 2015-ës neuroshkencëtari italian Sergio Canavero, tronditi botën kur tha se ka në plan të realizojë transplantin e parë të kokës. Këtë javë ai ka njoftuar se transplanti do të kryhet, dhe është planifikuar të ndodhë në vitin 2017.

Ai ka rekrutuar një staf të specializuar si dhe një kirurg me famë botërore, ndërsa vullnetar për transplantin e parë të kokës, që ngjan si një skenar filmash, është një 30 vjeçar rus që vuan nga një sëmundje e rrallë, Valery Spiridonov.

“Kur arrita të kuptoj se do të jem pjesë e diçkaje të madhe dhe historike, nuk kisha më dyshime në mendjen time”, tha Spiridonov i cili vuan nga sëmundja e rrallë e mosfunksionimit të neuroneve e njohur si “Ëerdnig-Hoffmann”, teksa shton se “e vetmja ndjesi që kam është një padurim i këndshëm teksa përgatitem për këtë procedurë”.

Pasojat e transplantit historik janë tërësisht të paparashikueshme. Rasti më pozitiv është përshtatja e kokës me trupin e ri, por në skenarin më të keq, pacienti do të përballet me një vdekje të ngadaltë dhe mizore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011910915374756
array(1) { ["section"]=> string(60) "transplanti-i-pare-i-kokes-do-te-realizohet-ne-2017-en-20667" }