Transport droge me avionin presidencial të Brazilit, ishte nisur për te G20 në Japoni, por ndaluan në Spanjë të linin KOKAINËN (OPERACIONI – Deklarata e Presidentit)

Publikuar tek: bota, më 16:53 27-06-2019 Transport droge me avionin presidencial të Brazilit, ishte nisur për te G20 në Japoni, por ndaluan në Spanjë të linin KOKAINËN (OPERACIONI – Deklarata e Presidentit)

Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro e ka parë veten keq ndërsa në avionin qeveritar të tij po transportohej drogë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ishte shumë e vështirë të shpjegohej sesi avioni presidencial që ishte nisur për në Japoni, ku presidenti dhe delegacioni do të marrin pjesë në samitin e G20, po transportonte kokainë.

Një person nga avioni u kap të martën në ndalim në Spanjë, kur do të furnizoheshin me naftë. Ishte një siklet I madh për presidentin që ekzaktësisht i ka shpallur luftë trafikut të drogës, duke vendosur në pikëpyetje edhe profesionalizmin e ushtrisë braziliane.

Presidenti e konsideroi incidentin “të papranueshëm” dhe ka kërkuar “dënime të ashpra” për anëtarët e shërbimit. “Ne nuk do të tolerojmë këtë lloj disrespekti për kombin tonë” postoi ai në tëitter.

Autoritetet spanjolle thanë se kanë interceptuar kokainën, kur punonjësi i avionit Manoel Silva Rodrigues ndaloi në qytetin e Sevilles, me një grup që do të mbështeste udhëtimin e Bolsonaros.

Presidenti udhëtoi me një avion tjetër dhe bëri ndalesë në Lisbon, në rrugën e tij për në Osaka Japoni, ku do të takohen liderët e G20.

Ushtari Rodrigues eci jashtë avionit duke mbajtur një cantë në të cilën kishte 37 pako të mëdha me kokainë dhe asgjë tjetër. Bolsonaro than ë një deklaratë se ka urdhëruar ushtrinë të bashkëpunojë menjëherë me autoritetet spanjolle. Dhe sipas tij, nëse punonjësi I avionit është pjesmarrës në krim do të gjykohet dhe dënohet sipas ligjit.

Ministria e Mbrojtjes e Brazilit konfirmoi me një deklaratë se një ushtar i saj po mbahet në Spanjë nën mbikqyrje për transport droge. Ministria tha se dënon akte të kësaj natyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090970993041992
array(1) { ["section"]=> string(166) "transport-droge-me-avionin-presidencial-te-brazilit-ishte-nisur-per-te-g20-ne-japoni-por-ndaluan-ne-spanje-te-linin-kokainen-operacioni-deklarata-e-presidentit-170030" }