Sot qindra qytetarë të kryeqytetit u është dashur të pëshkojnë në këmbë distanca të gjata për të mbërritur në vendet e tyre të punës. Nga ora 5 e mëngjesit deri në 8, është pezulluar e gjithë lëvizja e urbanëve të Tiranës, si pasojë e grevës që punonjësit e linjave ndërqytetëse po zhvillojnë.
Përveç problemeve që kanë shkaktuar sot me lëvizjen e qytetarëve, përfaqësuesit e transportit ndërqytetës thonë se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre, duke pezulluar nesër për 24 orë të gjithë transportin, gjë që do të sillte probleme të mëdha në lëvizjen e banorëve
Zija Hasanaj, përfaqësues i Sindikatës së Transportit Urban, thotë se kërkesa kryesore, që të anullohet pezullimi i lëvizjes së urbanëve është ngritja e çmimit të biletës, nga 30 në 70 lekë. “Duam që çmimi i biletës të miratohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës’’, thotë Hasanaj.
Ky çmim kundërshtohet fort jo vetëm nga qytetarët, që në të vërtetë janë ‘’pronarët’’ e këtij shërbimi publik, por edhe Bashkia e Tiranës.