Transportoi kamionin me 39 të vdekur në Angli, del para gjyqit shoferi (FOTO-AKUZAT E RËNDA)

Publikuar tek: bota, më 14:25 28-10-2019 Transportoi kamionin me 39 të vdekur në Angli, del para gjyqit shoferi (FOTO-AKUZAT E RËNDA) Identikiti i Maurice Robinson realizuar nga BBC-ja gjatë seancës gjyqësore

Është zhvilluar sot seanca e parë gjyqësore e shoferit të kamionit ku u gjetën të vdekur 39 refugjatë ditën e mërkurë.

Maurice Robinson, shoferi irlandezo-verior i kompanisë së transportit ‘’Laurel Drive’’ mësoi sot akuzat e vrasjes, trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore, shkeljes së ligjeve të emigracionit për 39 raste (përkatësisht për çdo viktimë). Seanca e ardhshme ndaj tij do të zhvillohet në 25 nëntor.

Nga ana tjetër, po kryhen analizat e ADN-së për të vërtetuar kombësinë e 39 viktimave, pasi ka dyshime se mes tyre ka persona nga Vietnami.  

Kryeministri Boris Johnson do të vendosë kurora me lule në kopshtin ‘’Mulberry’’ në kujtim të 39 refugjatëve të vdekur.

Bashkë me Robinsonin janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, një i ri dhe një grua.

Ditën e mërkurë, autoritetet portuale të Essex-it zbuluan se në frigoriferët e kampionit që drejtohej nga Maurice Robinson u gjetën 39 trupa të ngrirë (31 meshkuj dhe 8 femra). Fillimisht, u pretendua se të gjithë viktimat kishin kombësi kineze, ndërsa nga Vietnami disa familje janë shprehur se ka persona të afërt që kanë vdekur në kamion.
robinsonn1111.jpg
robinson.jpg


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011512041091919
array(1) { ["section"]=> string(96) "transportoi-kamionin-me-39-te-vdekur-ne-angli-del-para-gjyqit-shoferi-foto-akuzat-e-renda-183810" }