Policia e Gjirokstrës ka arrestuar 2 persona, pasi trasportonin algjerianë kundrejt një shumë prej 300 eurosh.
Policia bën me dije së të arrestuarit janë: Ledion Rabaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër si dhe L.G, 38 vjeçe, banuese në Tiranë.
Në njoftimin e policisë citohetse: Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Mashkullorë" janë kapur duke trasportuar me automjetin tip ‘Benz’ me targa AA 399 HY, një shtetas algjerian i identifikuar si S.T, 18 vjeç. Shtetasit e arrestuar kanë patur si qëllim ta transportojnë shtetasin algjerian deri në Tiranë kundrejt një shume prej 300 eurosh".
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me targa AA 399 HY dhe tre telefona celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.