Policia e Shijakut ka arrestuar dy persona për transportim të jashtëligjshëm të lëndëve drusore.
Të arrestuarit janë Florjan Bushi, 27 vjeç dhe Bardhok Cuni, 34 vjeç. Ata u ndaluan nga policia teksa transportonin lëndë drusore me një kamion. Sipas policisë druri është prerë në pyllin e Ishmit. Nuk dihet ende nëse të arrestuarit e kanë prerë vetë lëndën drusore apo ka patur edhe persona të tjerë të përfshirë.