Transportonin lëndë drusore të paligjshme, procedohen penalisht 2 persona në Mirditë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:06 26-10-2020 Transportonin lëndë drusore të paligjshme, procedohen penalisht 2 persona në Mirditë

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Mirditës pasi janë kapur duke trasportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Janë proceduar penalisht A. S., 41 vjeç dhe Gj. Ll., 57 vjeç, banues në Mirditë, pasi ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Personat në fjalë janë shoqëruar në polici Mirditë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit i kanë proceduar ata penalisht.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohen nga Njësia Operacionale e Autostradës Milot-Morinë, dy automjete që transportonin lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht dy drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë konstatuar dhe ndaluar në Rubik, Mirditë, një mjet furgon dhe një kamionçinë që transportonin lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasit A. S. dhe Gj. Ll. ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesit e mjeteve, shtetasit A. S., 41 vjeç dhe Gj. Ll., 57 vjeç, banues në Mirditë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit i kanë proceduar ata penalisht.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, pushohet çështja ndaj 3 gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion
Shifrat e fundit: Qindra raste të reja me koronavirus në vendin tonë, 3 persona humbin jetën »
Article Logic
Execution time: 0.013245105743408
array(1) { ["section"]=> string(90) "transportonin-lende-drusore-te-paligjshme-procedohen-penalisht-2-persona-ne-mirdite-225222" }