Transportonte 140 milionë dollarë drogë, fugoni i ngarkuar përplaset me makinën e policisë

Publikuar tek: bota, më 08:13 24-07-2019 Transportonte 140 milionë dollarë drogë, fugoni i ngarkuar përplaset me makinën e policisë

Një person i cili transportonte drogë me fugon u pëprlas me makinën e policisë rrugore në Sidnei të Australisë.

28-vjeçari e kishte mbushur furgonin me një sasi të madhe droge, vlera e së cilës shkonte në 140 milionë dollarë. Sipas BBC, ai udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe pasi përplasi makinën e policisë u largua nga vendngjarja. Megjithatë ai u arrestua 1 orë më vonë në Eastëood, në veri të Sidneit.

Kontrolli i ushtruar në furgonin e tij çoi në zbulimin e plot 237 kilogramëve metamfetaminë. Autoritetet thanë se nga aksidenti nuk pati të dëmtuar, megjithatë makina e policisë pësoi dëme të konsiderueshme. Metamfetamina kristal, që ligjërisht njihet si akull, konsiderohet si një prej drogave të jashtëligjshme dhe më të dëmshme në Australi.

 Çmimi i saj në këtë shtet është ndër më të lartët në botë, duke bërë tregtia e saj nga grupet e organizuara kriminale atje të vijë gjithnjë e në rritje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022938013076782
array(1) { ["section"]=> string(96) "transportonte-140-milione-dollare-droge-fugoni-i-ngarkuar-perplaset-me-makinen-e-policise-173165" }