Transportonte 38 kg marijuanë me makinë në aksin Laç-Fushë Krujë, në pranga një 44-vjeçar nga Tirana

Publikuar tek: aktualitet, më 08:53 03-12-2020 Transportonte 38 kg marijuanë me makinë në aksin Laç-Fushë Krujë, në pranga një 44-vjeçar nga Tirana Foto ilustruese

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi P. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur "Nënkalimi i Fushë Krujës", shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volksëagen" dhe 2 aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni i koduar "Nënkalimi".

Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Sekuestrohen rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua me sukses  operacioni policor i koduar "Nënkalimi", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

P. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur "Nënkalimi i Fushë Krujës", shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volksëagen" dhe 2 aparate celular.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mëngjes i trishtë, ndërron jetë nga Covid-19 efektivi i Rrugores, ishte në intubim prej 5 ditësh
Qarkullonte me makinë në gjendje të dehur, ndalohet nga policia punonjësi i burgut të Drenovës »
Article Logic
Execution time: 0.011559009552002
array(1) { ["section"]=> string(106) "transportonte-38-kg-marijuane-me-makine-ne-aksin-lac-fushe-kruje-ne-pranga-nje-44-vjecar-nga-tirana-229998" }