Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga Dritan Metushin, pasi ishte duke transportuar ilegalisht pesë sirianë. Metushi po ndihmonte sirianët për të mbërritur në Shqipëri nga Greqia nëpërmjet Kakavijës, por plani i tij dështoi kur policia e arrestoi në flagrancë.
Po kështu policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e Metushit. I arrestuari nuk e kryente I vetëm transportin, por me ndihmën e Etjon Bregasit që ende nuk është arrestuar.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gjatë natës edhe 63 klandestinë të tjerë që ishin futur në Shqipëri. Pika e kalimit kufitar të Kakavijës është bërë tashmë shumë e përmendur për arrestime të klandestinëve, kryesisht nga Siria dhe Eritrea.