Transportonte lëndë drusore pa leje, procedohet penalisht shoferi 35-vjeçar nga Fieri

Publikuar tek: aktualitet, më 08:37 31-10-2020 Transportonte lëndë drusore pa leje, procedohet penalisht shoferi 35-vjeçar nga Fieri Foto ilustruese

Një 35-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Beratit, pasi po transportonte lëndë drurore në mënyrë të paligjshme.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht shtetasi D.H., 35 vjeç banus ne Fier.

Policia ka proceduar penalisht drejtuesin e mjetit dhe është bllokuar automjeti që transportonte lëndë drurore.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në Rreth-rrotullimin e Poshnjes, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi D.H.,ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesin e mjetit , shtetasin D.H., 35 vjeç banues në Fier në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritja e rateve të reja me Covid-19, Kosova pritet të njoftojë sot kufizimet e mundshme
Po luanin poker në lokal, dy të rinjtë rrihen me njëri-tjetrin dhe nxjerrin armët, ‘ia fusin vrapit’ kur shikojnë Policinë, efektivët vihen në ndjekje të autorit (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011307954788208
array(1) { ["section"]=> string(91) "transportonte-lende-drusore-pa-leje-procedohet-penalisht-shoferi-35-vjecar-nga-fieri-225878" }