Transportonte me kamion 81 klandestinë, arrestohet shqiptari

Publikuar tek: aktualitet, më 08:08 21-03-2015 Transportonte me kamion 81 klandestinë, arrestohet shqiptari

Është prangosur në flagrancë teksa ishte duke transportuar plot 81 klandestinë, future në një kamion.Gentjan Gjonaj u arrestua nga policia teksa kalonte klandestinët drejt Malit të Zi. Klandestinët ishin nga Siria, Mali, Gana dhe Haiti.

Mësohet se Gjonaj kishte ndihmuar në strehimin e tyre dhe po bënte transportin nga Kopliku drejt kufirit me Malin e Zi. Policia është duke hetuar për të reja të tjera rreth çështjes, por njëkohësisht po heton edhe nëse kjo ishte një skemë e përsëritur nga Gjonaj.

Shqipëria vitin e fundit është bërë vend transit për klandestinët që  vijnë nga Azia dhe Afrika për të kaluar më pas në Europën Perëndimore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ja agjenda
Policia arreston dy vetë në flagrancë, përgatiteshin të grabisnin pikën e valutës me kallash »
Article Logic
Execution time: 0.01297402381897
array(1) { ["section"]=> string(64) "transportonte-me-kamion-81-klandestine-arrestohet-shqiptari-6515" }