Transportuan 4 ton drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 9 persona, sekuestrohen 6  anije dhe 3 makina (DETAJE)

Publikuar tek: rajon, më 13:58 27-05-2020 Transportuan 4 ton drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 9 persona, sekuestrohen 6  anije dhe 3 makina (DETAJE)

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme 9 persona të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Guardia Di Finanza e Brindizit në bashkëpunim me Antimafian Italiane të Leces dhe policinë shqiptare kanë përfunduar operacionin e quajtur “San Silvestro 2018”, që ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh nga Shqipëria dhe Italia.

Sipas 'quimesagne' nga nëntë personat e arrestuar 5 janë lënë në burg, ndërsa 4 në 'arrest shtëpie'. Ende nuk bëhen me dije detaje lidhur me anëtarët dhe sa shqiptarë ishin të përfshirë në këtë organizatë kriminale.

Sakaq, policia ka sekuestruar si provë materiale 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6  anije dhe 3 makina.

11.PNG

22.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097599029541016
array(1) { ["section"]=> string(116) "transportuan-4-ton-droge-nga-shqiperia-ne-itali-arrestohen-9-persona-sekuestrohen-6-anije-dhe-3-makina-detaje-208001" }