‘TRANZIT’ firma që “rrëmben” hipotekat shqiptare për llogari të “Veneto Banka” NËN HETIM në parlamentin ITALIAN: Është OFFSHORE (ZBULOHET DOKUMENTI i firmosur nga ANDI BALLTA)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:09 20-11-2019 ‘TRANZIT’ firma që “rrëmben” hipotekat shqiptare për llogari të “Veneto Banka” NËN HETIM në parlamentin ITALIAN: Është OFFSHORE (ZBULOHET DOKUMENTI i firmosur nga ANDI BALLTA) Montazh: Tranzit Shpk, administratori Andi Ballta, Veneto Banka

Pasi “Veneto Banka” falimentoi, Parlamenti Italian kërkoi që të hetohet kontrata “off-shore” e TRANZIT Shpk me origjinë në ishujt Kajmen dhe administrator Andi Balltën.

Italianët e SGA spa deklarojnë se 'TRANZIT' e sugjeroi Banka e Shqipërisë. Skandali arrin deri në Parlamentin italian ku deputeti kërkon hetim të menjëhershëm të TRANZIT Shpk, duke ngritur pyetjen se si ka arritur kompania shqiptare me origjinë “off-shore” të lidhë kontratë me “SGA spa” për mbledhjen e borxheve të klientëve të Veneto Banka në Shqipëri.

“Tranzit shpk” duke përfaqësuar “SGA spa” çoi në Gjykatën e Tiranës klientët e Veneto Banka duke kërkuar Urdhëra Ekzekutimi. Ka qenë Banka e Shqipërisë që ka dhënë sugjerimet se si mund të bëhej mbledhja e borxheve të këqija të këtyre klientëve në Shqipëri.

Po pse është “TRANZIT” shpk, dhe jo një shoqëri tjetër e përfshirë në këtë aferë procedurash të paqarta, të cilat sot janë objekt hetimi nga Parlamenti Italian?

Kreditë e këqija dhe më pas ankandet që zhvillohen për klientët e bankave të cilët për shumë arsye nuk paguajnë kreditë, kanë qenë dhe do të jenë “gjahu” i preferuar nga Shoqëritë Përmbarimore. Janë ato që aktivizohen në përfundim të procedurave ligjore për t’i hapur rrugë një procesi mjaft me interes për Shoqëritë “Debt Collection”. Në shumicën e rasteve, sidomos në Itali, preferohen Shoqëritë Tregtare “Off-shore”, ku në këtë rast “TRANZIT” shpk, me origjinë Ishujt Kajmen, jo rastësisht nënshkruan një Kontratë Shërbimi me SGA spa.

Pikërisht kjo Kontratë e firmosur pranë një Zyre Noteriale në Itali, mes SGA spa dhe TRANZIT shpk e firmosur nga vetë z. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i ABI Bank, ka sjellë edhe reagimin e Parlamentit Italian.

Deputeti i Forza Italia, Zanettin ka kërkuar të kryhet një hetim i thellë për këtë kontratë shërbimi e firmosur prej SGA spa, një shoqëri shtetërore italiane për mbledhjen e borxheve dhe TRANZIT shpk, një shoqëri “off-shore”. “Si mundet”, - thotë Deputeti Italian, “që shteti italian për mbledhjen e borxheve të këqija të një prej bankave të Grupit Veneto Banka në Shqipëri, të angazhojë një kompani off-shore? Kush është kjo kompani dhe si erdhi tek SGA spa?”.

Të gjitha këto pyetje të drejta nga ana e një ligjvënësi italian, me shumë siguri duhet t’u përgjigjet jo SGA spa, as TRANZIT shpk, por Banka e Shqipërisë. Për t’u rënë në qafë shqiptarëve, duke përfituar edhe ndonjë interes, institucioni i cili duhet të kryente një “due diligence” të thelluar dhe shumë profesional, e kalon me një orientim dhe sugjerim. E gjitha kjo për të përfituar para të pastra nga provigjionimet e Veneto Banka, banka që falimentoi në Itali por që pasojat i ka lënë pas në Shqipëri.

Aty ku klientët që kishin një kredi me Veneto Banka, dhe që mund të kthehej në një kredi normale, ju duhet të përballen sot me Përmbarimorët, sekserët, avokatët, Shoqëritë “Debt Collection”, proceset gjyqësore, etj. E gjitha kjo sepse Banka e Shqipërisë, u bë palë me ata që shkelin ligjin, e instruktuar dhe kujdesur si proces shkeljesh nga vetë ky institucioni.

Pra nga vetë ata që nxjerrin Rregullore për Administrimin dhe Riskun e Kredive të Këqija, Udhëzime, Sugjerime dhe Orientime që në këtë rast kanë qëlluar të jenë në dëm të klientëve shqiptarë të një banke të nivelit të dytë shqiptare, por që kërcënohen nga një Shoqëri Shtetërore Italiane, SGA spa e cila në Shqipëri operon nëpërmjet TRANZIT shpk. E gjitha sipas udhëzimeve dhe orientimeve të BSH-së.

LEXO EDHE: SKANDAL ME PARATË E SHQIPTARËVE/ Kreditë e Veneto Banka mbërrijnë në Itali, 'Tranzit shpk' përlan hipotekat shqiptare pa zbatuar ligjin shqiptar

egherherh45hj5j.jpg

dfgdehtrh4hj.jpg

dfghdeherth45rhj.jpg

sdvsdfgwerh4hh.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076191425323486
array(1) { ["section"]=> string(173) "tranzit-firma-qe-rremben-hipotekat-shqiptare-per-llogari-te-veneto-banka-nen-hetim-ne-parlamentin-italian-eshte-offshore-zbulohet-dokumenti-i-firmosur-nga-andi-ballta-186602" }