'Trauma' rrezikon të mbetet pa mjekë, kryekirurgu vë alarmin: Qeveria të marrë masat

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 08-11-2019 'Trauma' rrezikon të mbetet pa mjekë, kryekirurgu vë alarmin: Qeveria të marrë masat Spitali i Traumës

Kryekirurgu në Spitalin e Traumës në kryeqytet Agron Dogjani ka vënë alarmin për largimin e shumtë të mjekëve nga kjo qendër spitalore.

Ai iu drejtua qeverisë që të marrë urgjentisht masat për zgjidhjen e kësaj krize. Sipas tij, nëse vazhdon të ketë rritje të fluksit të largimit të mjekëve nga ky spital jashtë Shqipërisë, situata rrezikon të bëhet tejet serioze. Ai krahasoi vendin tonë me Kroacinë, ku situata paraqitet tejet kritike

‘’Qeveria të vë alarmin për largimin e mjekësve. Të shtohen kapacitetet e mjekëve. Me këtë ritëm largimi, pas disa vitesh do të mbetemi pa mjekë. Këtu ka vende bosh nga largimi i tyre. Vetëm 40 mijë raste të trajtimit të traumave trajtohen çdo vit në Tiranë. Në raport me Kroacinë, i cili në BE është vendi me mungesat më të mëdha të mjekëve, jemi 5-6 herë më keq’’, bën me dije Dogjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023053884506226
array(1) { ["section"]=> string(87) "trauma-rrezikon-te-mbetet-pa-mjeke-kryekirurgu-ve-alarmin-qeveria-te-marre-masat-185167" }