Panairi ndërkombëtar i turizmit “Travel 2015” do të mbahet nga data 6 deri në 9 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Panairi vazhdon traditën e tij organizative duke shënuar këtë vit edicionin e 12-të.
Në këtë panair marrin pjesë agjenci turistike, hotele dhe institucione shtetërore që merren me turizmin nga Kosova dhe rajoni. Panairi mbahet në partneritet me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencinë Kombëtare të Turizmit nga Shqipëria, Organizatën Turistike të Ulqinit, dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunat dhe asociacionet e turizmit nga vendi dhe nga jashtë.
Panairi “Travel” promovon destinacionet ndërkombëtare dhe vendore, atraksionet dhe pakot turistike, produktet dhe shërbimet, duke mundësuar ambient të përshtashëm jo vetëm për promovim, por dhe për rrjetëzimin e bizneseve.