Trazirat, Spanja kundërshton bisedimet me liderët e Katalonjës

Publikuar tek: bota, më 06:09 21-10-2019 Trazirat, Spanja kundërshton bisedimet me liderët e Katalonjës Protestat në Katalonjë

Qeveria spanjolle ka hedhur poshtë kërkesën e Presidentit të ri të Katalonjës për negociata.

Refuzimi është bërë pas disa ditëve të protestave të dhunshme dhe pas burgosjes së drejtuesve pro-pavarësisë. Mijëra protestues kanë vërshuar në rrugët e Barcelonës për ditën e gjashtë, një ditë pasi radikalët sulmuan qytetin më të madh të Spanjës dhe u përleshën me policinë.

Presidenti i Katalonjës, Quim Torra, tha se trazirat nuk pasqyrojnë natyrën paqësore të lëvizjes së pavarësisë dhe kërkoi bisedime me Madridin, shkruan BotaSot, transmeton Newsbomb.al.

“Ne i kërkojmë kryeministrit të përkohshëm të qeverisë Spanjolle të ulet në një tryezë për të biseduar”, tha ai para gazetarëve.

Kryeministri Pedro Sanchez u përgjigj se Torra së pari duhet të dënojë pa mëdyshje trazirat e papara.

Qeveria e Spanjës rithekson se problemi i Katalonjës nuk është pavarësia, e cila nuk do të ndodhë sepse nuk është e ligjshme dhe as nuk e dëshiron shumica e katalanasve, por përkundrazi bashkëjetesa.

Sanchez ka theksuar se Madridi është i hapur për dialog në kuadrin e respektimit të ligjit.

Protestuesit në Barcelonë kërkojnë mbajtjen e referendumit të dytë për pavarësimin e vendit nga Spanja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029695987701416
array(1) { ["section"]=> string(68) "trazirat-spanja-kundershton-bisedimet-me-lideret-e-katalonjes-182838" }