Tre 15 vjeçarë marrin makinën pa leje, humbin kontrollin dhe dalin nga rruga (Detaje)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:04 23-05-2019 Tre 15 vjeçarë marrin makinën pa leje, humbin kontrollin dhe dalin nga rruga (Detaje) Aksident me makine (Foto ilustruese)

Një 15 vjeçar me inicialet A.A banues në fshatin Kraps të Fierit, së bashku me dy bashkëmoshatarë të tij, mësohet se kanë marrë pa leje makinën tip ‘Renault’ dhe janë përplasur.

Raportohet se mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga. Përveç drejtuesit të mjetit, 15 vjeçarit me inicialet A.A, janë plagosur edhe dy 15 vjeçarët e tjerë, K.A dhe A.A. Policia njofton se të miturit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:00,  në vendin e quajtur ‘Kraps’, shtetasi  A.A, 15 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar mjetin  tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç banues në Kraps, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19655108451843
array(1) { ["section"]=> string(89) "tre-15-vjecare-marrin-makinen-pa-leje-humbin-kontrollin-dhe-dalin-nga-rruga-detaje-165462" }