Tre aktivistë të Organizatës Politike në qeli për protestën te qendra tregtare, reagimi: Nuk i lejojnë të takohen me avokatët

Publikuar tek: aktualitet, më 19:02 28-12-2019 Tre aktivistë të Organizatës Politike në qeli për protestën te qendra tregtare, reagimi: Nuk i lejojnë të takohen me avokatët Sende të marra nga aktivistet sipas denoncimit te Organizates Politike

Frenklin Elini, Bislim Lakna dhe Enriko Peçuli, raportohet nga organizata politike se po mbahen në qelitë e komisariatit 1 në kryeqytet. Këta të fundit ditën e djeshme, u denoncuan në polici nga drejtuesit e TEG.

Ata hodhën fletushka në qendrën tregtare dhe më pas u kërkua ndërhyrja e policisë. Si djemtë e organizatës politike, dhe rojat e sigurisë së qendrës tregtare ngritën akuza ndaj njëra tjetrës.

Organizata politike thotë se policia nuk po lejon avokatët të takojnë aktivistët e arrestuar.

“Policia e Edi Ramës po pengon avokatët që të takojnë aktivistët e arrestuar. Pavarësisht se djemtë janë maxhorenë, kërkohet deklaratë noteriale nga familjarët e të arrestuarve. Sot është ditë pushimi për noterët dhe familjarët e shokëve tanë ndodhen në qytete larg Tiranës” shkruajnë aktivistët e Organizatës Politike.

Aktivistët e organizatës politike akuzojnë  kompaninë “Albchrome” se ka shkarkuar nga detyra minatorët që kanë krijuar sindikatë.

Kompania ka një tjetër reagim:

“Më 16 Dhjetor 2019, kompania AlbChrome është njohur zyrtarisht për krijimin e një sindikate të re, atë të Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. 21 minatorë nga 652 minatorët e AlbChriome na rezulton se janë pjesë e kësaj sindikate. 4 prej tyre pasi janë paralajmëruar disa herë për shekljet e vazhdueshme të kontratës së punës dhe rregullores së brendshme të kompanisë, janë shkarkuar nga puna për vazhdimin e përsëritur të shkeljeve në fjalë, si mungesa të pajustifikuara në vendin e punës” thuhet në deklaratë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 256 milionë lekë/muaj mori RAFAELO RESORT, FAFA me 162 milionë, zbuloni shifrat e majme për çdo hotel që mori të pastrehët e tërmetit (TABELA SIPAS PAGESAVE)
U gjet e pajetë në një park të Francës, familja e 37 vjeçares nga Berati apel shtetit: Na ktheni trupin e vajzës, ne s’kemi mundësi »
Article Logic
Execution time: 0.013060808181763
array(1) { ["section"]=> string(130) "tre-aktiviste-te-organizates-politike-ne-qeli-per-protesten-te-qendra-tregtare-reagimi-nuk-i-lejojne-te-takohen-me-avokatet-190617" }