Gjykata e Lartë, arrest me burg për Mark Frrokun. Deputeti: Jam i pastër para Zotit

Publikuar tek: slide-lart, më 15:07 03-04-2015 Gjykata e Lartë, arrest me burg për Mark Frrokun. Deputeti: Jam i pastër para Zotit

Gjykata e Latrë ka dhënë sot masën e sigurisë "Arrest me burg" për Mark Frrokun i arrestuar një ditë më parë me kërkesë të shtetit Belg, ku akuzohet për vrasje. Trupi gjykues i cili vendosi masën ndaj deputetit Frroku, përbëhej nga gjyqtarët Ardian Nuni, Tom Ndreca dhe Guxim Zenelaj të cilët u përcaktuan përmes shortit, ndërsa relatorë të çështjes, Artan Broci dhe Edmond Islamaj.

Në një koment të shkurtër gjatë shoqërimit nga Gjykata e Lartë për në ambientet e policisë, Mark Frroku ka thënë se është i pastër përpara Zotit dhe ndërgjegjes së tij.

Deputeti Mark Frroku është arrestuar dje me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme dhe akuzohet për vrasje në bashkëpunim në Belgjikë, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë prej 3 milionë dollarë.

Tre akuzat që rëndojnë mbi deputetin dhe kreun e PKDSH Mark Frroku janë:

1. Vrasja me paramendim e kryer bashkëpunim

2. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale

3. Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike

Më datë 02.04.2015, u bë ekzekutimi i urdhërit i Prokurorisë së Përgjitshme të datës 02.04.2015, për ndalimin e shtetasit Mark Preng Frroku, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Ndalimi i deputetit Mark Frroku u bë në kuadër të Procedimit Penal Nr.2 Të Prokurorisë së Përgjithshme të regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer bashkëpunim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike” parashikuar nga nenet 78/1-25, 287 dhe 257/a të K.Penal.

Lexo edhe:

Vrasja e Komisar Lamajt, shpallet i pafajshëm Arben Frroku

Juristët: Ç’ndodh po të dorëhiqet Marku nga deputet, për t’ia lënë vendin Arben Frrokut, precedentët

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077989101409912
array(1) { ["section"]=> string(53) "tre-akuzat-ndaj-mark-frrokut-sot-masa-e-arrestit-7751" }