Tre aleatë ‘tradhtojnë’ Bashën, kërkojnë mandatin e deputetit në KQZ (EMRAT)

Publikuar tek: politike, më 14:05 18-04-2019 Tre aleatë ‘tradhtojnë’ Bashën, kërkojnë mandatin e deputetit në KQZ (EMRAT) Lulzim Basha

3 kandidatë të tjerë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për Nikolin Stakën e Lëvizjes Demokratike për Ndryshim, Zef Shtjefnin e Partisë Ora e Shqipërisë dhe Artur Rroshin, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat.

Pas konfirmimit në KQZ pritet që tre kandidatët e rinj, të cilët ‘tradhtuan’ PD-në të bëjnë betimin në Kuvend.

Ndërkohë ditën e sotme KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Fatjona Dhimitri, Qarku Korçë, Andi Përmeti, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi dhe Qarku Tiranë, Erion Piciri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027095079421997
array(1) { ["section"]=> string(78) "tre-aleate-tradhtojne-bashen-kerkojne-mandatin-e-deputetit-ne-kqz-emrat-160923" }