Tre artistët e mëdhenj në zyrën e kreut të KLSH, bisedë për artin

Publikuar tek: barometri, më 06:59 07-03-2018 Tre artistët e mëdhenj në zyrën e kreut të KLSH, bisedë për artin

Gazetari dhe skenaristi i njohur, Genc Demiraj ka vizituar ditën e sotme në zyrën e tij kreun e KLSH, Bujar Leskaj.

Vizitës së Demirajt i janë bashkuar edhe artistët Afrim Agalliu dhe Bujar Asqeriu, duke kaluar disa momente të këndshme sipas gazetarit.

Demiraj me anë të një posti në Facebook ka treguar se me kreun e KLSH kanë biseduar për ecurinë e këtij institucioni, por gjithashtu edhe për artin shqiptar.

“Ne folëm për auditin, kontrollet, shkeljet financiare në institucionet e shtetit...dhe kryetari na foli për artin, humorin dhe numrin më të ri të estradës që Afrimi dhe unë ishim autor...”-ka shkruar Demiraj në postin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Sot si rastesisht u gjendem ne zyren e Kryetarit te KLSH, mikut me te afert te artisteve, z.Bujar Leskaj...Bashke me Afrim Agalliun, mjeshtrin e madh, dhe Bujar Asqeriun ,Nderin e Kombit, kaluam disa momente te kendshme me humor, te qeshura duke ja larguar per nje cast stresin dhe ngarkesen e punes Kryetarit...Rrofsh o Bujar Leskaj, se edhe ti na e hoqe, per nje cast, stresin edhe ne artisteve...Ka nevoje njeriu i shkrete te shkembeje edhe pervoja...Ne folem per auditin, kontrollet, shkeljet financiare ne institucionet e shtetit...dhe kryetari na foli per artin, humorin dhe numrin me te ri te estrades qe Afrimi dhe une ishim autor...Eh o tssss...ja qe duhen dhe keto...

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02764105796814
array(1) { ["section"]=> string(71) "tre-artistet-e-medhenj-ne-zyren-e-kreut-te-klsh-bisede-per-artin-112434" }