Tre ditë pas dorëheqjes së kryeministrit, Kryetari i Parlamentit Libanez bën thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së re

Publikuar tek: bota, më 20:38 13-08-2020 Tre ditë pas dorëheqjes së kryeministrit, Kryetari i Parlamentit Libanez bën thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së re

Kryetari i Parlamentit Libanez Nabih Berri ditën e sotme ka bërë thirrje për formimin e shpejtë të një qeverie.

Miediat e huaja raportojnë që Berri u kërkoi ligjvënësve në seancën e parë legjislative të parlamentit që nga shpërthimi i 4 gushtit për të filluar shpejtimin e formimit të një qeverie të re.

Gjatë kohës që deputet ishin mbledhur në parlament forca të shumta të sigurisë ishin vendosur sot në kryeqytetin Bejrutit, për të ndaluar protestuesit që të afroheshin afër kuvendit.

Në Liban që pas shpërthimit po zhvillohen protesta të dhunshme, ata akuzojnë qeverinë për korrupsion, keqmenaxhim dhe neglizhencë.

Sakaq, 3 ditë më parë kryeministri Hassan Diab njoftoi dorëheqjen e qeverisë së tij.

Kujtojmë që në Bejrut nga shpërthimi i fuqishëm mbetën të vdekur 172 persona, u plagosën rreth 6000 të tjerë dhe mbetën të pastreh 300.000.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010044097900391
array(1) { ["section"]=> string(131) "tre-dite-pas-doreheqjes-se-kryeministrit-kryetari-i-parlamentit-libanez-ben-thirrje-per-formimin-e-shpejte-te-qeverise-se-re-217051" }