‘Tre flakadanë të lirisë’, Meta kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 39-vjetorin e vdekjes

Publikuar tek: aktualitet, më 21:35 17-01-2021 ‘Tre flakadanë të lirisë’, Meta kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 39-vjetorin e vdekjes

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook” tre prej emrave të njohur të historisë së Kosovës para luftës së vitit 1999.  

Kreu i shtetit shpreh të gjithë admirimin e tij për dy vëllezërit, Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zekën me rastin e 39-vjetorit të vrasjes së tyre.

“Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë! LAVDI!,” shkruan Meta.

Dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, aktivistë aktivë politikë kundër regjimit jugosllav në Kosovë, u vranë në një atentat më 17 janar 1982 në Untergrupenbach, Gjermani.

Nga autoritetet gjermane u raportua se ky ishte kulmi i luftës së fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav eleminonin kundërshtarët politikë në Jugosllavi dhe jashtë saj.

Jusuf Gërvalla, i cili ndërroi jetë në spital, do ti thoshte autoriteteve vendase këto fjalë: “Ishte UDB-ja“.

Ndërsa gazeta gjermane “Der Spiegel” do të shkruante në numrin e nesërm: “jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë Shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”

postimi-ilir-meta.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Telebingo Shqiptare: Këto janë 3 biletat fituese me nga mbi 6 milionë lekë
URGJENTE! Thirrje për ndihmë! 17 vjeçari ka çarë aortën pas aksidentit tragjik, çdo orë që kalon i rrezikon jetën. Ja numrat e llogarisë ku mund të ndihmoni Nensin »
Article Logic
Execution time: 0.012877941131592
array(1) { ["section"]=> string(103) "tre-flakadane-te-lirise-meta-kujton-vellezerit-gervalla-dhe-kadri-zeken-ne-39-vjetorin-e-vdekjes-235370" }