Kapet sërish kanabis në Vlorë, në tre fshatra të saj. Në pranga kanë rënë edhe dy banorë.
“Gjatë një kontrolli të ushtruar Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike, ka zbuluar dhe asgjësuar 7-Parcela me 487-bimë narkotike "Canabis", ne 3-fshatra te Vlores. Ne fshatin Kërkovë, përreth banesave te dy vellezërve, jane konstatuar 117-bime narkotike.
Arrestohen ne flagrancé kultivuesit e tyre:
1. Fejzi Hoxhaj, 57-vjeç, banues ne fshatin Kërkovë.
2. Nehat Hoxhaj, 51-vjeç, banues ne fshatin Kérkové.
- Ne banesen e shtetasit, Nehat Hoxha, u konstatua 1-parcele me 83-bime narkotike me lartesi deri ne 140 cm.
- Ne banesen e shtetasit, Fejzi Hoxhaj, u konstatua 1-parcele me 34-bime narkotike me lartesi deri ne 150 cm.
Në fshatin Lapardha, ne vendin e quajtur Perroi i Ndrecales, jane zbuluar 3-Parcela me 230-bimë narkotike, ku lartësia e tyre arrinte deri në 150 cm.
Ne fshatin Gorisht, ne mesin e pyllit, ne afersi te lagjes "Sterrekaj", jane konstatuar 2-Parcela me 140-bime narkotike me lartesi deri ne 140 cm”, njofton policia.
Rrënjët narkotike u dogjën, ndërkohë po kërkohen autorët e tjerë.