Tre gra të dhunuara marrin "urdhëra mbrojte", tre të arrestuar për "ndërtim pa leje", dy për "shkelje të rregullave të qarkullimit"

Publikuar tek: aktualitet, më 08:19 16-06-2015 Tre gra të dhunuara marrin

Policia e Tiranës në bashkëpunim me komisariatet ka paraqitur bilancin e punës gjatë ditës së djeshme. Sipas njoftimit të policisë rezulton se gjatë ditës së djeshme janë lëshuar tre uedhëra mbrojtje si dhe janë arrestuar tre shtetas për ndërtim pa leje, ndërsa dy të tjerë janë vënë në pranga pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa dëshmi.

Urdhër mbrojtje është lëshuar  ndaj  shtetases A.B, 24 vjeç, banuese në Tiranë, sepse ndaj saj ka ushtruar dhune psikologjike ish bashkëshorti A.A, 28 vjeç, banues në Tiranë, i njëjti urdhër është firmosur  edhe për  M.P, 24 vjeç, sepse bashkëjetuesi i saj K.V, 27 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Gjithashtu urdhër i  menjëhershëm për mbrojtje është lëshuar edhe për shtetasen M.K, 65 vjeç, sepse djali i saj, R.M, 42 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Fatbardha Coraj, 63 vjeç, është arrestuar sepse në rrugën “Bedri Dedja”, ështe kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke ndërtuar pa leje në banesën e saj.

Bexhet Hysa, 47 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, ështe kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke ndërtuar pa leje një objekt banimi.

Ilirjan Treska 47 vjeç, banues në Tiranë, u kap duke kryer ndërtim pa leje në banesën e tij.

Pandush Guçi, 29 vjeç, u arrestua sepse në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke drejtuar mjeti tip “Volvo” me targa AA814BY, është konstatuar në gjëndje të dehur.

Gjithashtu  shtetasi Xh. U, 15 vjeç, banues në Rruga “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”  me targa TR 1929 K, i pa pajisur me leje drejtimi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan të arratisen dhe pse ishin në kërkim, policia e Rinasit vë në pranga tre persona
Gjyqi ndaj imamëve, i akuzuari këndon syre në sallë dhe vazhdon predikimet »
Article Logic
Execution time: 0.011409997940063
array(1) { ["section"]=> string(129) "tre-gra-te-dhunuara-marrin-urdhera-mbrojte-tre-te-arrestuar-per-ndertim-pa-leje-dy-per-shkelje-te-rregullave-te-qarkullimit-13696" }