Tre ish-presidentët e SHBA pranojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid publikisht, Obama: Do filmoj procesin, i besoj shkencës

Publikuar tek: bota, më 08:34 03-12-2020 Tre ish-presidentët e SHBA pranojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid publikisht, Obama: Do filmoj procesin, i besoj shkencës

Ish-Presidentët e SHBA Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton janë shprehur të gatshëm për të bërë vaksinën anti-Covid  live në kamera që amerikanët të kenë besim mbi efikasitetin e saj.

Në një intervistë Obama tha se nëse eksperti më i lartë i qeverisë së SHBA për sëmundjet infektive Dr. Anthony Fauci thotë se vaksina është e sigurt, është i gatshëm të vaksinohet.

"Njerëz si Anthony Fauci, të cilin unë e njoh dhe kam punuar me të, kam besim të plotë. Pra, nëse ai më thotë se kjo vaksinë është e sigurt dhe mund të fillojë vaksinimi, absolutisht, unë do ta marr. Unë ju premtoj se kur të jetë bërë për njerëzit që janë më pak të rrezikuar, unë do ta marr atë. Unë mund ta filmojë live atë  në mënyrë që njerëzit të dinë se unë i besoj kësaj shkence dhe ajo që nuk kam besim është marrja e Covid,” tha ai ndër të tjera.

Të tre ish-presidentët shpresojnë se një fushatë ndërgjegjësimi do të promovojë besimin te vaksina.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arkitekt i integrimit europian, lejoi divorcin dhe abortin, ndahet nga jeta ish-presidenti francez
Situata nga COVID, Gjermania shtyn masat kufizuese deri në janar »
Article Logic
Execution time: 0.010143041610718
array(1) { ["section"]=> string(124) "tre-ish-presidentet-e-shba-pranojne-te-bejne-vaksinen-anti-covid-publikisht-obama-do-filmoj-procesin-i-besoj-shkences-229994" }