Tre kontraktorë amerikanë zhduken në Irak

Publikuar tek: bota, më 23:24 17-01-2016 Tre kontraktorë amerikanë zhduken në Irak

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Bagdad tha se tre kontraktorë amerikanë janë zhdukur prej dy ditësh.

“Një kompani ka paraqitur një raport të dielën rreth tre pjesëtarëve të stafit të saj që kanë humbur dy ditë më parë”, tha zyrtari për CNN. Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ishte në dijeni për raportin. Zëdhënësi John Kirby tha gjatë një deklarate për media se po punohet për gjetjen e tyre.

Dyshohet se tre kontraktorët e firmës amerikane mund të jenë marrë peng nga pjesëtarë të grupeve terroriste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029118061065674
array(1) { ["section"]=> string(47) "tre-kontraktore-amerikane-zhduken-ne-irak-30252" }