Tre orë mbikqyrje me radar në aksin Sauk-Teg, policia habitet edhe vetë me atë që ndodhi: Kjo është mrekulli! (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:29 12-07-2020 Tre orë mbikqyrje me radar në aksin Sauk-Teg, policia habitet edhe vetë me atë që ndodhi: Kjo është mrekulli! (VIDEO) Aksi Sauk-Teg

Policia e Shtetit ka bërë një inspektim 3 orësh me radar në aksin Sauk-Teg, dhe është përballur me diçka që ndoshta as vetë nuk e priste.

Në një njoftim për mediat dhe publikun, policia bën me dije se gjatë këtij orari nuk është evidentuar asnjë mjet i cili qarkullonteme mbi 100 km/h. Autoritetetet bëjnë me dije se shpejtësia maksimale ka qenë 98 km/h.

"Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s'ka më mirë. Sepse qëllimi jonë s'është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore, shkruan ndër të tjera policia.

Njoftimi i plotë

Live : Në aksin Sauk-Teg.

Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s'ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s'është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është merkulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, "VITI I SIGURISË RRUGORE."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097172260284424
array(1) { ["section"]=> string(119) "tre-ore-mbikqyrje-me-radar-ne-aksin-sauk-teg-policia-habitet-edhe-vete-me-ate-qe-ndodhi-kjo-eshte-mrekulli-video-213595" }