Tre parti të tjera i shtohen koalicionit opozitar, Basha firmos marrëveshjet me aleatët

Publikuar tek: politike, më 15:59 23-04-2019 Tre parti të tjera i shtohen koalicionit opozitar, Basha firmos marrëveshjet me aleatët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka firmosur marrëveshjet me tre parti të tjera që i janë bashkuar koalicionit opozitar.

Koalicionit iu bashkuan Partia Konservatore, Partia Mendimi i Djathtë Liberal dhe Partia Popullore Kristjan Demokrate, duke e çuar kështu në 11 numrin e partive në koalicion.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme marrëveshjen e firmosën edhe Fatmir Mediu, Agron Duka, Vagjel Dule, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Monika Kryemadhi.

Dokumenti i marrëveshjes, teksa rendit situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, ka hartuar 10 pika për të cilat partitë opozitarë kanë rënë dakord.

Kështu mes të tjerash në marrëveshje thuhet se: opozita nuk do të futet në zgjedhje deri në plotësimin e kushteve, formimin e një qeverie tranzitore, si dhe pamundësimin e zgjedhjeve nëse mbahen.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/zbardhet-marreveshja-e-plote-e-koalicionit-opozitar-cfare-firmosen-mediu-duka-dule-ndoka-shehi-e-idrizi-161504

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025314092636108
array(1) { ["section"]=> string(93) "tre-parti-te-tjera-i-shtohen-koalicionit-opozitar-basha-firmos-marreveshjet-me-aleatet-161558" }