Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Nr.3 të qytetit të Durrësit ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë.
Mësohet se 3 persona e kanë sulmuar pronarin e një picerie pas një konflikti të nisur për çështjen e qirasë. Pasi e kanë qëlluar me thikë tre autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Ndërsa pronari i biznesit, A.Arapi, rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditjet me thikë.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendgjarje dhe janë vënë në kërkim të autorëve tashmë të identifikuar si banorë të pallatit ku ndodhej piceria.