Tre raste të reja me koronavirus në Kosovë, nga 45 të testuar

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 29-03-2020 Tre raste të reja me koronavirus në Kosovë, nga 45 të testuar

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se janë identifikuar tre raste të reja me virusin Covid-19.

Në total, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Kosovës janë kryer 45 teste, 3 prej të cilave kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Kosova, deri tani numëron 94 raste me Covid-19.

“Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë.

Nga data 08.02.2020 deri me 29.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.082 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e katër (94) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, njofton IKSHPK.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093541145324707
array(1) { ["section"]=> string(67) "tre-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove-nga-45-te-testuar-200568" }