Tre raste të tjera me COVId-19 në Elbasan, infektohen dy studentë të gazetarisë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 09-04-2020 Tre raste të tjera me COVId-19 në Elbasan, infektohen dy studentë të gazetarisë Foto ilustruese

Janë identifikuar tre raste të tjera me koronavirus në Elbasan.

Raportohet se të infektuarit janë dy studentë në vitin e parë të gazetarisë në Elbasan, si dhe një 45 vjeçar.

Mësohet se 3 të infektuarit janë zinxhiri i kontakteve të restorantit ku pronari rezultoi me koronavirus së bashku me bashkëshorten.

Rasti i parë në Elbasan u bë me dije në 12 mars, ku një 35 vjeçar i kthyer nga Italia rezultoi i infektuar.

Sipas burimeve zyrtare të tre pjesëtarët e familjes së 35-vjeçarit përkatësisht të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881
array(1) { ["section"]=> string(85) "tre-raste-te-tjera-me-covid-19-ne-elbasan-infektohen-dy-studente-te-gazetarise-201941" }