Tre shqiptarë aktivizohen në ndeshjen Bayern Munich-Manchester City

Publikuar tek: sport, më 16:45 22-07-2016 Tre shqiptarë aktivizohen në ndeshjen Bayern Munich-Manchester City

Pep Guardiola zhvilloi ndeshjen e parë kundër ish-skuadrës së tij, Bayern Munich, derisa tani drejton Manchester Cityn. Këto dy skuadra u takuan në një miqësore, ku fitore shënoi skuadra gjermane me rezultat 1:0.

Ozturk realizoi golin e vetëm të fitores në minutën e 76-të. Por, e rëndësishme është se në këtë ndeshje luajtën tre futbollistë kosovarë, shkruan Albinfo.

Për Cityn në minutën e 56-të dhe të 66-të u aktivizuan dy lojtarët me orgjinë shqiptare Bersant Celina dhe Sinan Bytyqi. Atyre iu është dhënë rasti nga Guardiola të dëshmojnë aftësitë që kanë në turneun në Amerikë.

Ndërkohë, për Bayernin në pjesën e dytë u aktivuzua Meriton Shabani, për të cilin ishte ndeshja e dytë te Bayerni. Ai është vetëm 17-vjeçar.

Të tre lojtarët vijnë nga familje me origjinë nga Kosova dhe Celina luan me përfaqësuesen e këtij shteti, ndërsa Bytyqi për 21 vjeçarët e Austrisë. Sa i përket talentit të Bayern Munich, ai ende nuk përfaqëson asnjë kombëtare. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090749263763428
array(1) { ["section"]=> string(73) "tre-shqiptare-aktivizohen-ne-ndeshjen-bayern-munich-manchester-city-47443" }