Tre shqiptarë masakrojnë gazetarin italian por ai bën thirrje të mos urrehen të huajt

Publikuar tek: bota, më 17:24 19-08-2015

“Çuna jam më mirë. Pas pak do të bëj një ndërhyrje të vogël dhe do të jem më i fortë se më parë. Mos i urreni të huajt ju lutem”. Kështu shkruante në Twitter Vittorio Brumotti, i dërguari i emisionit të njohur investigativo-satirik ‘Striscia la notizia’ dhe kampion i “bike-trial”, i cili shkruajti për të garantuar ndjekësit e tij të nesërmen e dhunës së pësuar ndaj tij dhe të atit një eskursioni me biçikletë në rrugën provinciale Toirano-Bardineto, pranë Savonës.

Sherri mësohet se nisi për arsye lidhur me shpejtësinë tejet të avashtë, të veturës mbështetëse të Brumotti-t dhe babait të tij. Brumotti publikoi në profilin e tij në tëitter edhe një foto me pasojat e rrahjes nga tre shqiptarë.

“Do t’iu shpjegoj më vonë mirë. Tani duhet të shërohem, janë gjëra që ndodhin, iu kërkoj vetëm të mos bëni polemika lidhur me faktin që ishin të huaj”, – shkruajti i dërguari i “Striscia”-s duke e patur fjalën për kombësinë e agresorëve.

brumotti-300x249-300x249.jpg

Edhe pse u mësua se dhunuesit e tij ishin tre shqiptarë është për t’u admiruar fakti se si shumë media “online” italiane iu shmangën etiketimit të të huajve, për të mos e përgjithësuar fenomenin dhe për të mos nxitur përhapjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057255029678345
array(1) { ["section"]=> string(91) "tre-shqiptare-masakrojne-gazetarin-italian-por-ai-ben-thirrje-te-mos-urrehen-te-huajt-18731" }