Tre shqiptarë para drejtësisë irlandeze, kapen me armë në makinë por avokati habit me deklaratën mbrojtëse

Publikuar tek: bota, më 18:48 06-03-2017 Tre shqiptarë para drejtësisë irlandeze, kapen me armë në makinë por avokati habit me deklaratën mbrojtëse

Tre shqiptarët dalin para gjykatës irlandeze pasi janë kapur me armë në automjetin e tyre.

Treshja u ndaluan nga policia në “Dublin Road” në periferi të qytetit Fermanagh menjëherë pas drekës, ditën e  premten.

Ata janë Mariglen Hoxha, Arlind Rrapaj të dy 22 vjeç dhe Lorenc Dashi, 34 vjeç. Ky i fundit ka shërbyer edhe si përkthyes për dy të bashkëkuzuarit. Dashi është akuzuar gjithashtu për kundërshtimin e një polici, ngarje të makinës pa patentë dhe pa sigurim.

Arma është gjetur e fshehur pas vendit të pasagjerit në pjesën e prapme të automjetit “Ssanyong Kyron”. Ata udhëtuan nga Shqipëria përmes Kosovës dhe kishin mbërritur në Dublin tri javë më parë, ku kishin pretenduar statusin e refugjatit.

Avokati sakaq, deklaroi se treshja nuk e kishte kuptuar se kishin kaluar kufirin dhe ishin të "habitur" si kishin mbërritur në Irlandën e Veriut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Urdhri i ri i Donald Trump për udhëtimin në SHBA, ja çfarë ndryshon
Ortek i fuqishëm në Francë, dhjetra persona mbesin të bllokuar »
Article Logic
Execution time: 0.011424779891968
array(1) { ["section"]=> string(111) "tre-shqiptare-para-drejtesise-irlandeze-kapen-me-arme-ne-makine-por-avokati-habit-me-deklaraten-mbrojtese-70975" }