Tre shqiptarët s’ndalen në Itali: Nga “Audi i Verdhë” kalojnë te “BMW e zezë”

Publikuar tek: bota, më 09:38 31-01-2016 Tre shqiptarët s’ndalen në Itali: Nga “Audi i Verdhë” kalojnë te “BMW e zezë”

Tre personat e dyshuar si shqiptarë të cilët terrorizuan për ditë me rradhë mbarë Italinë duke lëvizur me shpejtësi me automjetin “Audi” e verdhë, nuk ndalen.

Ata po përdorin një “BMW M3” për të vazhduar me grabitjet. Të paktën kjo është pista e re që po ndjekin autoritetet italiane për bandën, që të hënën i vuri flakën makinës së vjedhur “Audi të Verdhë”, për të humbur gjurmët.

Për Policinë Italiane, ndryshimi i makinës nuk është një lëvizje e panjohur. Ata në fillim kanë gjetur “BMW-në e Zezë” dhe më pas i kanë vënë flakën “Audit të Verdhë”, shkruan Harta Dixhitale.

Duke kontrolluar denoncimet për “vjedhje makine” të kryera disa ditë përpara se të digjej makina e mëparshme, u zbulua ai për një “BMW të Zezë M3”, që ishte “zhdukur” nga oborri i një kompanie transporti në San Pietro “Al Natizone”, në provincën e Udines.

Sakaq, karabinierët janë në pritje të rezultateve të analizave që janë bërë në pjesët e mbetura të “Audit të Verdhë”, pas zjarrvënies.

Siç raportojnë mediat vendase, veç levës që u gjet disa ditë më parë është bishti i një cigareje që mund të shërbejë për të zbuluar ADN -në e njërit prej banditëve.

audi-i-verdhe-3.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010393142700195
array(1) { ["section"]=> string(78) "tre-shqiptaret-s-ndalen-ne-itali-nga-audi-i-verdhe-kalojne-te-bmw-e-zeze-31378" }