Tre shqiptarët triumfojnë mes qindra ushtarakëve në maratonën e Afganistanit

Publikuar tek: bota, më 15:56 07-06-2018 Tre shqiptarët triumfojnë mes qindra ushtarakëve në maratonën e Afganistanit

Janë tre ushtarakë shqiptarë të batalionit që shërben në Herat në Afganistan, që kanë thyer një rekord duke u vlerësuar me medalje, në vrapim 5 dhe 10 kilometra.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka sot ka ndarë në rrjetet sociale fotot e tyre me flamurin shqiptar, por se duhet thënë se ministria e Mbrojtjes e ka marrë informacionin 10 ditë me vonesë, ndërkohë që maratona ku ata kanë marrë pjesë dhe janë vlerësuar me vendet e para është zhvilluar në 28 maj, raporton newsbomb.al.

Bëhet fjalë për ushtarakët Anis Plaku, Florian Kokoja dhe Nertil Kasmi që u renditën në më të mirët e maratonës, mes dhjetëra ushtarëve që garuan dhe që janë pjesë e trupave paqeruajtëse nga shumë shtete.

“Ushtarakët shqiptarë na nderojnë dhe ngrenë lart flamurin sa herë u jepet mundësia. E bëjnë këtë përditë duke shërbyer brenda dhe jashtë vendit, por këtë herë e bënë në një garë sportive në #CampArena në #Herat të Afganistanit, me rastin e Ditës së Kujtimit të ushtarakëve të rënë” shkruan Xhacka në rrjetin social twitter, ndërsa dhe nga Shqipëria kemi një ushtar të rënë në Afganistan, kapiten Feti Vogli, i ndarë nga jeta në 21 shkurt 2012, raporton newsbomb.al.

sdgfrerg34wgsdg34g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011963844299316
array(1) { ["section"]=> string(83) "tre-shqiptaret-triumfojne-mes-qindra-ushtarakeve-ne-maratonen-e-afganistanit-123605" }